• |
ide | kryesore

Kim Jong Un shumë i sëmurë, mjeku tregon simptomat e diktatorit

Planet



Kim Jong Un prej disa kohësh ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore. Diktatori i Koesë së Veriut prej një kohe të gjatë vuan nga sëmundja e veshkave. Kështu shprehet doktori Cho Dong-uk.

Pamja më e fundit e Kim, në të cilën ai paralajmëroi për një “buton bërthamor” në tryezën e tij, po shqyrtohet nga ekspertë të shëndetësisë.

Doktori Chungnam Cho Dong-uk ka pohuar se Kim duket se po vuan nga problemet me veshkat e tij, dhe ndodhet në një situatë të rëndë, shkruan Daily Star.

Dështimi i veshkave mund të jetë fatal dhe kërkon trajtim intensiv, shkaktohet nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

North-Korea-Kim-Jong-un-Health-Weight-Dying-Ill-Unwell-Kidney-Failure-Disease-Sickness-1194692

Raportohet se udhëheqësi i Koresë së Veriut konsumon shumë pije alkolike dhe ushqime të shtrenjta të importuara.

Udhëheqësi koranoverior është shfaqur kohët e fundit në disa foto ku duket i lodhur dhe i mbuluar në djersë, dhe kjo vjen për shkak të disa prej sëmundjeve që vuan ai.

Ai thuhet se përveç problemit me veshkat vuan nga diabeti, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *