• |
ide | kryesore

Lirimi i Çakos/ Deputetja e PS: Lëvizje pozitive, u duhet dhënë njerëzve të tjerë për të treguar aftësitë e tyre

Lajme, Të fundit
Ermonela-Felaj.jpg



Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj e ftuar në studion e Report Tv u shpreh se lirimi i drejtorit të policisë së shtetit Haki Çako ishte një lëvizje logjike që pritej. Me drejtimin e Xhafës, Felaj u shpreh se ka ndryshuar edhe lidershipi, ndërsa lëvizjet në Policinë e Shtetit po bëhen për një impuls të ri në luftën kundër krimit.
Lëvizjet i kam parë pozitivisht, është e nevojshme kur një kuadër ka një kohë të arsyeshme në detyrë, për t’u dhënë mundësi edhe njerëzve të tjerë për të treguar aftësitë e tyre. Në ministrinë e Brendshme ka pasur disa ndryshime, që besoj në mënyrë logjike do të mbërrinin edhe te drejtori. Ka një qasje të ndryshme, pasi edhe lidershipi i ministrisë ka ndryshuar.” – u shpreh Felaj.



3 Comments

  1. Nuk e di pse e urrej kete fytyre! Imagjinoni sikur nje dite te behet kryeministre! Pse jo, ne kete keneten ku jetome, derrat dhe dosat kane care perpara!

  2. Nje deputete,tek ne ,eshte normale te flase pa pergjegjesi.Por,kur ajo eshte juriste ,e sidomos kryetare e komisionit te sigurise,papergjegjshmerija,kthehet ne faj.Duhet te ishte ky komision,qe ta kishte larguar prej kohesh,kete kryebandit “memec”,kete skuth,qe nuk ka lene gje pa bere,gjithmone per t’i dale kunder ligjeve qe jane ne fuqi,e megjithate,na paska bere pune te mire,por nderkohe,u dashka “levizur per freskim”sa paska kota te gjate e na qenka” dembelos”.Ne PS,nuk jane te paket,ata qe po i ze myku,ne drejtimin e saj.Duke filluar nga Rama, Ruci dhe e gjithe suita e tij,sa vite jane aty,e nuk levizen per “freskim”,bile edhe nuk vendosen me zgjedhje,por me emerime.Largimi,tani i Cakos,na tregon se Rama,para disa kohesh,na i ka thene Xhafes,po deshe largohu ti,Cakon nuk e leviz.Si e ndryshoi mendimin?Shtet,qe qeveriset pa qeveri,se qeverija,gjithmone mendon si Rama,thote-cfare thote Rame dhe behet cfare don Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *