• |
ide | kryesore

Madonna sërish investim për fëmijët në Malawi (Foto)

Paparazzi, Slider
madonna.jpg



Mbretëresha e muzikës pop, Madonna po planifikon që brenda vitit 2018 të ndërtojë edhe katër shkolla të reja në shtetin afrikan Malawi. Ajo ka kërkuar nga fansat e saj që të ndihmojnë në realizimin e ndryshimit arsimor në këtë vend. Këngëtarja amerikane ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se planifikon t’ua mundësojë shkollimin mijëra fëmijëve përmes organizatës bamirëse, “Raising Malawi”. “Këtë vit do të ndërtojmë 4 shkolla të reja në Kasungu, Malawi, përmes “Raising Malawi”. Në total do të bëhen 14 shkolla që do të ndihmojnë mijëra fëmijë të edukohen. Tani është koha. Bashkohuni me ne në këtë nismë”. Ky ishte mesazhi që shoqëron foton e këngëtares ku shihet mes fëmijëve afrikanë. Diva e muzikës pop është e lidhur ngushtë me Malawin, pasi ka adoptuar katër fëmijë nga ky vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *