• |
ide | kryesore

Paloka jep datën e protestës së opozitës: Do të bashkohemi për largimin e Ramës

Lajme, Të fundit
palokaa.jpg

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, foli për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe për protesten opozitare gjatë janarit.
Për Çakon, Paloka tha se ishte vetë koka e turkut e radhës, por se përgjegjësi i vërtetë për kanabisin apo bashkëpunimin e policisë me krimin në vend, është vetëm Edi Rama.

Çako duhet të ishte larguar me kohë, s’duhet të dëgjonim lavdërime për të, po kallzim penal për të. Pas gjitha fakteve të paraqitura nga antimafia italiane, Çako duhet të ishte përpara drejtësisë. Edhe më naivi në këtë botë e kupton që Çako e Tahiri s’vepronin dot pa urdhrin dhe dijen e Ramës. Ai buzëqesh kur shkojnë e shkarkojnë, se diçka tjetër i kanë premtuar,” – tha Paloka në News 24.

Kreu i grupit parlamentar të PD paralajmëroi se opozitës do t’i bashkohen edhe parti të tjera, qëllimi i vetëm i të cilave është largimi i Edi Ramës nga pushteti.

Protesta do zhvillohet pas datës 20, me shumë gjasë data 27 janar. Të gjithë aktet e fundit kanë thelluar krizën në vend, dhe vendosmërinë e opozitës për një qëllim politik, largimin e Edi Ramës. Opozita e bashkuar sot, dhe parti që do afrohen shumë shpejt, parti të tjera jo të parëndësishme, do bashkohen për largimin e tij. Ky s’mund të qëndrojë më kryeministër i Shqipërisë,” – tha Paloka.

2 Comments

  1. Do bashkohemi apo jooo…. PO PO POO… E sajta her eshte kjo?? Fryjini tullumbaces fryjini. Ore kur do ta kuptoni qe populli nuk ju do. Keni ber aq te keqija dhe jeni aq te trash sa keta te majtet na duken na duken engjej para jush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu