• |
ide | kryesore

Pas shkarkimit nga detyra vjen edhe reagimi i Haki Çakos

Lajme, Të fundit



Pak minuta pas shkarkimit të tij nga detyra, vjen reagimi i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako.  Ish-kreu i policisë së shtetit tashmë, pohoi shkurtimisht për News24 se vetëm ishte njohur me vendimin për shkarkimin e tij, por nuk ka folur më tej për këtë lëvizje të ministrit Xhafaj.

Ky i fundit, për mes një njoftimi u shpreh për shkarkimin e Çakos se “Objektivat tona kërkojnë dinamikë të madhe pune. Duhet një lidership i ri në Polici, me energji të reja. Puna e policisë, e orientuar drejt rezultateve konkrete”.

Haki Çako u emërua në krye të Policisë në 15 prill 2015, ndërkohë që sot ai zhvilloi një takim të gjatë me ministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj. Ky i fundit teksa vlerësoi kontributin dhe përkushtimin e Çakos, theksoi se sfidat që e presin Policinë kërkojnë ritëm më të shpejtë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *