• |
ide | kryesore

Aksion anti-mafia në Gjermani dhe Itali/ 200 të arrestuar, miliona euro konfiskime…

Planet



Rreth 200 anëtarë të një prej grupeve mafioze të Italisë, Ndrangheta, u arrestuan në një operacion në Itali dhe Gjermani ndërsa u konfiskua edhe pasuria e tyre, rreth 50 milion euro.

Në një deklaratë të policisë para-ushtarake të karabinierëve thuhet se operacioni kishte çmontuar një klan të madh të grupit të krimit të organizuar të ashtuquajtur Ndrangheta, me bazë në rajonin jugor të Kalabrisë.

Karabinierët njoftuan se operacioni u krye së bashku me policinë në Gjermani.

Sipas këtij njoftimi, klanet e familjeve Farao dhe Marincola kishin infiltruar bizneset në të dy vendet, veçanërisht ato të përfshira në verë, ushqim, mbledhje plehrash dhe shërbime funerale.

Sipas deklaratës, edhe një numër i zyrtarëve publikë dyshohen për korrupsion, pa e specifikuar nëse ata ishin në Itali ose në të dy vendet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *