• |
ide | kryesore

Bilanci/ Fyerjet më të egra që Jose Mourinho i ka bërë kundërshtarëve

F1, Sport



Sherri i fundit me Antonio Conten i ka bërë mediat britanike që ti kujtojnë Jose Mourinho-s (lexo shkrimin poshte), trajnerit të Manchester United të gjitha konfiktet e ashpra që ai ka pasur me kolegët e tij dhe futbollistët kundërshtarë. Ja një liste e batutave me pikane që “Special One” ka bërë për Arsen Vengerin, Ranierin, Rafa Benitez, Guardiolen, Mesin Ronaldon dhe Conten.

Specialist në dështime – “Arsene Wenger është specialist në dështime. Nëse do të kish ndenjur tek Chelsea tetë vite pa trofe, do të largohesha dhe nuk do të kthehesha më kurrë”, ka thënë për trajnerin francez.

Mëso gjuhën – “ Ranieri? Besoj se ai ka të drejtë kur thotë se unë jam shumë kërkues nga vetja dhe më duhet të fitoj tituj për të qenë i sigurt se kush jam. Kjo është arsyeja pse kam fituar aq shumë tituj. Ranieri në anën tjetër e ka mentalitetin e dikujt që nuk dëshiron të fitojë. Ai është gati 70 vjeçar dhe ka fituar Superkupën dhe disa tituj tjerë të vegjël dhe është shumë i vjetër për të ndryshuar mentalitetin. Ai është i vjetër dhe nuk ka fituar asgjë. Ranieri ka qenë në Angli për pesë vite dhe ende ka vështirësi të thotë mirëmëngjesi dhe mirëmbrëma”, ka thënë Mourinho për italianin.

Shumë Interesante – “Mendova se do të më falënderonte për titullin që ia dhurova. Pyetni të gjithë tifozët e Interit çfarë mendojnë për mua e çfarë për atë”.

Guardiola – “Guardiola është trajner fantastik, por unë i kam fituar dy kupa Kampionesh. Ai ka fituar vetëm një dhe kjo do të më kishte turpëruar. Do të më vinte turp ta fitoja me skandalin e Stamford Bridge dhe nëse e fiton edhe këtë sezon, atëherë do ta fitojë me skandalin e Santiago Bernabeut. Shpresoj se një ditë Guardiola do të ketë mundësinë ta fitojë Ligën e Kampionëve, në mënyrë brilante, të pastër dhe pa skandale”, ka thënë portugezi pas humbjes të Realit (2:0) nga Barcelona, pasi ishte përjashtuar me karton të kuq mbrojtësi Pepe.

Ronaldo i vërtetë – “Kam shërbyer si ndihmës trajner në shumë klube dhe kam mësuar lojtarët më të mirë në botë. Kur isha 30 vjeç stërvisja Ronaldon, jo këtë (Cristianon), por atë të vërtetin, Ronaldon brazilian”, ka thënë Mourinho në vitin 2013.

Messi aktor – “Barcelona është qytet kulturor dhe ka teatro të mëdhenj dhe ky djalosh ka mëshuar shumë mire të simulojë. Ai ka mësuar të luaj dhe aktrojë”, është shprehur Mourinho në vitin 2006, pasi Messi kishte përfituar një karton të kuq për skuadrën e tij në Champion league, duke e eliminuar Chelsean.

Simulimet – “Nuk jam më trajner i Chelseat dhe nuk kam nevojë të mbroj askënd, por është e drejtë të them se Drogba është simulues. Drogba, Ronaldo, Torres dhe Van Persie janë simulues. Kush simulon më shumë? Ai që ka fituar më shumë penallti në vitet e fundit. Por, futbolli anglez është ai që i kritikon më shumë”.

Conte simulim para kamerave – “Nuk mendoj se duhet të silleni si i çmendur në vijën e fundit me gjithë atë pasion. Atë pasion duhet ta keni çdo ditë, në mënyrën se si i përkushtoheni punës tuaj, e jo vetëm në sy të kamerave”, ka thënë Mourinho për sjelljet e Antonio Contes gjatë golave që shënojnë lojtarët e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *