• |
ide | kryesore

Bloomberg: Ky është njeri më i pasur i të gjitha kohërave

F1, Planet



Jeff Bezos është tashmë personi më i pasur i të gjitha kohërave. CEO i kompanisë “Amazon” ka një pasuri 105.1 miliard dollarë. Këtë raportoi i të hënën gjurmuesi i miliarderëve të Bloomberg. Kjo shumë eklipson rekordin e vënë vite më parë në themeluesi i Microsoft, Bill Gates.

Edhe revista “Forbes” një tjetër gjurmues i miliarderëve në botë që publikon një listë të pasurish në vit e vendosi Bezos në krye me një pasuri 104.4 miliard dollarë. Pjesa më e madhe e pasurisë së tij vjen prej aksioneve që ka në Amazon. Vetëm të hënë rritja në bursë me 1.4% e aksioneve të Amazon bëri që Bezos të rrisë pasurinë me 1.4 miliard dollarë.

Aksionet e Amazon u rritën me 7% vetëm në fund të këtij viti, por vetëm në 2017-ën ato patën nojë rritje prej 56%. Bezos zotëron edhe “Washington Post” dhe kompaninë “Blue Origin” një agjenci e cila synon të organizojë udhëtime në hapësirë.

Bezos e rrëmbeu titullin e më të pasurit në botë në korrik kur kaloi Bill Gates. Ai e tejkaloi përfundimisht Gates në tetor kur bëri edhe regjistrimin e 100 miliard dollarëve neto për shkak të performancës në Amazon.

Themeluesi i Microsoft ka tashmë pasuri vetëm 91.9 miliard dollarë sipas Forbes apo 93.3 miliardë sipas Bloomberg. Duket se ka mjaftueshëm për mbajtur për një kohë të gjatë edhe vendin e dytë në listën e më të pasurve.

Sipas një analizë të bërë, Gates i regjistroi 100 miliardët e parë më prill 1999. Nëse llogaritet inflacioni ato do të bënin sot 148 miliardë dollarë. Nëse rregullojmë inflacionin Gates, do të ishte më i pasur se Bezos, por nëse nuk do të bënte bamirësitë e tij të famshme.

Sipas Bloomberg Gates ka dhuruar deri tani 700 milion aksione të Microsoft që vlejnë 61.8 miliard dollarë me vlerën e sotme apo 2.9 miliard në cash që do ta çonte pasurinë e tij në 150 miliard dollarë. ©LAPSI.al përpunoi nga CNN



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *