• |
ide | kryesore

Edhe kryeprokurori i Elbasanit padit Arta Markun, nuk pranon të lëshojë zyrën

Lajme, Të fundit



Dritan Gina duket se nuk do të lëshojë kaq shpejt postin e tij si kryeprokuror i rrethit të Elbasanit. Me anë të një deklarate publike, prokurori Dritan Gina njoftoi se nuk do ta lëshonte zyrën pasi e cilësonte sulm politik vendimin e Prokurores së Përgjithshme Arta Marku për ta shkarkuar.

Mësohet se Gina ka mbledhur stafin dhe u ka deklaruar se ai nuk e do ta lëshonte zyrën. Ai ka deklaruar se urdhër shkarkimi është i paligjshëm dhe nuk mund të bëhet pjesë e zbatimit të paligjshmërisë. Madje me tu njohur me urdhrin e Arta Markut paralajmëroi se do të bënte një kallëzim penal për paligjshmërinë e tij.

Po ashtu si bashkëshortja e tij Rovena Gashi, depozitoi një padi në Gjykatën Administrative për të shpallur të pavlefshëm urdhrin e Arta Markut për ta shkarkuar nga detyra. Së bashku me Ginën, kryeprokurorja ka vendosur të bëjë disa lëvizje në rrethe, duke shkarkuar kështu edhe drejtuesit e prokurorisë së Durrësit, Fierit e Kukësit.

 



1 Comment

  1. arta leter higjenike marku,se ku i gjen ter keto qelbesira rama dhe gjithmon jan te llojit frrok,ndok,prenga,pjerdhina,paulina,dosha,mark marka,artur busha, etj.at gjergj fishta qfare mutes ne le prapa. a ka keq enveri ju paska trullu sa edhe komunisteve prapa i veni ,megjoth at zullum qe ju beri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *