Pas shqetësimit që shfaqën aleatët e Bashës për faktorizimin e LSI-së në opozitë, vjen edhe reagimi i Monika Kryemadhit. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i përgjigjet aleatëve të PD-së, duke u shprehur se aleatët e djathtë duhet të qetësohen, pasi LSI-ja ka kandidatët e saj dhe nuk do që të fusë emra në listën e PD-së.
“LSI ka peshën e vet ne elektorat. LSI ka mandatet e veta, aleatet e PD të qetësohen se LSI ka listen e vete dhe nuk dëshiron emrin në listën e PD. Sot ka nevoje për çdo grimce opozitare. Ne nuk duam mandate qyl nga PD, thënë kjo, aleatët e PD-së duhet të qetësohen. LSI nuk do mandate qyl dhe as thela në qeverinë imagjinare. Rama nuk e merr dot peng opozitën. Rilindja eshte nje sekt kriminal nuk ka lidhje me PS”. – tha Kryemadhi.
cera un a volta mona.