• |
ide | kryesore

Paqe në gadishull? Koreja e Veriut dhe e Jugut arrijnë marrëveshjen për bisedime

Planet



Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakort për të rinisur dialogun midis zyrtarëve ushtarakë në përpjekje për të ulur tensionet.

Marrëveshja u arrit të martën gjatë bisedimeve për pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimipike, të cilat do të mbahen në muajin shkurt në Korenë e Jugut.

Këto do të jenë bisedimet e para në dy vjet midis përfaqësuesve të të dyja vendeve.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre në një fshat në zonën e demilitarizuar që ndan Gadishullin Korean, delegatët e të dyja palëve thanë se janë pajtuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes “dialogut dhe negociatave”, njofton rel.

Në deklaratë po ashtu u tha se Lojërat Olimpike do të ndiqen nga një delegacion i Koresë së Veriut, i cili do të përfshijë zyrtarë qeveritarë, atletë dhe gazetarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *