• |
ide | kryesore

Pas fejesës, Paris Hilton harron të dashurin në aeroport (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Paris e ka “harruar” të fejuarin e saj. Video që po qarkullon kudo, ka “çmendur” rrjetin. Aty shihet se me të dalë nga aeroporti, Hilton futet në makinë dhe niset menjëherë, duke e lënë jashtë Chris Zylkan.

Megjithatë pas bujës që ka marrë ky moment dhe gjithë humorit të mundshëm që është shërndarë në rrjet, Hilton ka sqaruar me anë të Twitter-it gjithçka. “Qetësohuni. Nuk e harrova të fejuarin. Pati shumë aparate fotografikë dhe media rreth e rrotull, aq sa u hutuam dhe shoferi mendoi se Chris ishte brenda në makinë ndaj u nis menjëherë. Kemi bërë vetëm pak metra dhe i tregova shoferit se kishim lënë Chris-in jashtë. Ishim bashkë pas pak sekondave, kështu që, asgjë për tu panikosur” – ka sqaruar ajo.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *