Sipas gazetarit Artan Hoxha, kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku po sulmohet gabimisht për lëvizjet e fundit që po bën në prokurori. Sipas tij është e gabuar ideja se ajo po i bën lëvizjet për shkak të dosjeve të rëndësishme që ata kanë në duar. Këtë të martë Marku vendoi të ndërpresë komandimin e disa prokurorëve në rrethe. Hoxha thotë se kryeprokurorja e re po vendos “në shina” organin e akuzës per shkak te shkeljeve ligjore që kishte bërë paraardhësi i saj Adriatik Llalla.
“Për të marrë nën kontroll të plotë prokurorinë dhe hetimin në gjithë territorin, Llalla komandoi në krye të prokurorive kryesore prokurorë të bësuar të tij nga Tirana. Praktikisht për më shumë se dy vite, prokuroritë kryesore janë drejtuar nga shefa te komanduar nga Llalla, por që njëkohësisht ishin të emëruar pranë prokurorise se pergjithshme. Ky grup “komando” prokuroresh te besuar te Llalles, ishin syri dhe veshi i deleguar i tij, në Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, etj.
Por çfarë parashikon ligji për organizimin e prokurorisë i ndryshuar se fundi per shkak te reformës ne drejtësi? Sipas nenit 25 te ketij ligji, ne kapitullin Komandimi, shkruhet qarte se prokurori i përgjithshëm mund te komandoje nje prokuror rrethi:
a)-jo me shume se 4 muaj ne vit,….
Ky afat mund te zgjatet deri ne 8 muaj, nëse prokurori i komanduar jep pëlqimin”.
Sipas Hoxhës, Llalla duke përdorur këtë dispozitë të ligjit vendosi të komandojë në krye të prokurorive kryesore njerëzit e besuar të tij, duke shmangur këshillin e prokurorisë dhe i mbajti ata te komanduar pa afat ne shkelje te ligjit me vite të tëra. Për këtë shkak prokuroritë kryesore të vendit kanë me vite që drejtohen nga prokurorë të komanduar, kur ata mund të qëndronin vetëm 8 muaj në vit në një pozicion të tillë.
“Prokurorja e re, Marku, ka vendosur ta ndaloje këtë paligjshmëri “drejtuesish te komanduar”, duke i kthyer te besuarit e Llalles, aty ku kane emërimin zyrtar, pranë prokurorisë se përgjithshme. Asnjë prej prokuroreve te komanduar nuk është shkarkuar nga detyra, ata thjeshte janë larguar nga “komandimi” dhe janë kthyer ne detyre aty ku kane emërimin…
Nuk e njoh kryeprokuroren Marku, as e kam takuar kurrë me pare, por padyshim gjykoj se duhet mbështetur ne atë qe po bën. Llalla e kishte thartuar shume prokurorine, aq sa diten qe u largua, ne deklaratën zyrtare te ambasadës amerikane thuhej qarte:”U largua prokurori qe nuk hetonte politikanet…” – shkruan Hoxha në Facebook.