• |
ide | kryesore

Publikohet letra e veçantë që Ancelotti i dërgoi Gattuzos për ditëlindje

Sport



40 vjet, i dashur Rino, meritojnë një letër urimi serioze, jo vetëm një telefonatë, bisedat tona të zakonshme, shakatë tona. 40 vjet janë një moment reflektimi. Ke aq shumë kohë mbi shpatulla për të kujtuar dhe ke aq shumë hapësirë përpara për të ndërmarrë përgjegjësi të reja.

Tani të shoh në pankinën e Milan dhe ti sillesh si i çmendur, ulëret, bërtet nxit lojtarët dhe më vjen të mendoj se je personi i duhur në vendin e duhur. Ka nevojë për pasionin tënd, karakterin tënd, shpirtin tënd të sakrificës për ta kaluar pengesat. Ka nevojë edhe për alegrinë tënde për zhdramatizuar disa lloj tensionesh, por edhe për disa nerva solemnë për të zgjuar dikë që e ka zënë gjumi, sepse në një skuadër, në një grup është gjithmonë dikush që fle…

Në fushë ishe luftëtari im. Kurrë nuk të pashë të dorëzohesh. Kurrë nuk ta pashë bluzën të pastër. Kurrë nuk të pashë të lodhur. Është kjo që kam admiruar gjithmonë te ty. Kapaciteti për të arritur te objektivi pavarësisht natyrës që nuk të kishte dhënë mjetet e duhura teknike. Sepse (mund ta them?) këmbët e tua nuk janë kulmi i edukimit, por grinta që u jepje atyre dhe që nuk e kishte askush ishte jo e zakonshme dhe u transmetohej edhe shokëve.

Shumë herë të kam parë duke folur me shokët në fushë duke i ndihmuar dhe duke i karikuar në momente të vështira. Ky është futbolli. Pavarësisht skemave, moduleve, presingut në kundërsulm, janë njerëzit. Dhe janë njerëzit ata që e bëjnë diferencën. Ti, i dashur Rino, për mua, për Milanin tonë ia ke dalë.

8 vjet. Ditë për ditë të kam stërvitur. Dhe të kam duruar. Para ndeshjeve ti ishe i paafrueshëm, nervoz dhe konfliktual. Ishte mënyra jote për tu përgatitur, njëlloj si unë kur luaja futboll që hyja në fushë shumë më herët. Me ty dija të sillesha. Një batutë sa për të ulur nivelin e ankthit, një buzëqeshje, një shëtitje jashtë dhomës së zhveshjes.

A e mban mend kur ishim me përgatitje në Maltë në janar në 2007-ës? Kaladze të çmendi pasi të tallte për ditëlindjen tënde dhe shokët i shkonin nga pas. Unë bëja sikur nuk e vija re sepse e dija që me ty mjaftonte që të mos e kaloje limitin e shakasë. Të pashë edhe atë natë kur po vrapojë nëpër restorant duke ndjekur Kaladze, por bëra sikur nuk më interesonte çfarë kishte ndodhur. Di ama të them atë që ndodhi pak muaj më vonë. Ato ditë në Maltë unë ju bëra një premtim: do t’ju çoja në një finale të Champions. Ju më morët për të çmendur. Por në finale arritëm dhe e fituam atë. Dhe ti, Rino, te ai Milan, ishe shpirti. Të uroj të vazhdosh me atë pankinë sepse e meriton. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *