• |
ide | kryesore

Trump përballë Winfrey në 2020? Vjen reagimi i presidentit

Planet



Duket se presienti i SHBA-ve Donald Trump e ka marrë seriozisht idenë se prezantuesja e famshme afro-amerikane Oprah Winfrey mund të kandidojë në zgjedhjet presidenciale amerikanë në 2020, pas fjalimit të saj mbreslënës natën e ndarjes së çmimeve Golden Globe në Hollyëood.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta mundë Oprah në zgjedhjet e 2020, Trump shprehet i sigurt në fitore dhe se gara do të jetë vërtetë e këndshme dhe zbavitëse. Megjithatë Trump theksoi se e njeh Oprah dhe nuk mendon se do të garojë për president në zgjedhjet e vitit 2020, shkruan CNN.

Pas fjalimit të saj në Golden Globe për problemet e varfërisë, abuzimeve seksuale dhe racizmit, Oprah Winfrey ka marrë vëmendjen e gjerë të publikut, madje në rrjetet sociale janë përhapur dhe hashtaget për mbështetjen e saj, nëse garon për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *