• |
ide | kryesore

Arrestohen dy të rinj në Sarandë, udhëtonin me kanabis në makinën e tyre

Lajme, Të fundit
1443858924pranga.jpg



Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës për veprën penale të ”Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Në pranga ranë David Luca 24 vjeç nga Konispoli dhe Ervin Sinomati 26 vjeç nga Saranda.

Arrestimi i dy të rinjve u bë në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur ”Qaf Muzinë”.

Janë kapur në flagrancë nga policia, në mjetin tip ”Volkswagen”, ku në brëndësi të tapicerisë u është konstatuar një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë rreth 6 kg” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike, mjetin tip ”Volkswagen”, si edhe 3 aparate celular.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *