Një makinë tip “Benz” doli pasditen e sotme nga rruga dhe ra në lumin Mat, e për pasojë një person, i cili dyshohet se drejtonte mjetin, humbi jetën.
Ngjarja ndodhi në Milot, në rrugën Pllanë-Rrubik.
Afër lumit u gjet një shtetas i pajetë që dyshohet se mund të jetë drejtuesi i makinës. Policia arriti të nxjerrë mjetin me targa “AA 272 JN” nga lumi dhe nuk janë konstatuar njerëz të tjerë brenda makinës dhe as jashtë, pranë saj.
Dyshohet se shtetasi që u gjet i pajetë të ketë qenë duke drejtuar makinën i vetëm kur ka ndodhur aksidenti. LAPSI.AL