• |
ide | kryesore

Icardi te Real, Inter i kërkon takim Wandës

Sport



Ka sinjale alarmi përreth Interit. Mediat shkruajnë për lëvizje konkrete të Real Madrid që nuk i ka fshehur synimet për të bërë të vetin sulmuesin argjentinas Mauro Icardi. Ndërsa merkatoja e janarit është futur në një fazë interesante flitet për një takim të mundshëm mes drejtuesve të Interit dhe Wanda Nara, bashkëshortes agjente të sulmuesit.

Objektivi i klubit është të që të zgjasë edhe me një vit kontartën duke rritur edhe klauzolën e largimit. Inter nuk dëshiron të humbasë lojtarin, por edhe nëse kjo ndodh nuk dëshiron të mbetet “me gisht në gojë” duke parë shifrat e merkatos që janë në qarkullim. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *