• |
ide | kryesore

Kaliforni/ 13 të vdekur e qindra ta plagosur nga rrëshqitjet masive të dherave (VIDEO)

Planet



Shteti i Kalifornisë në SHBA është përfshirë nga rrëshqitje masive dheu si pasojë e reshjeve të mëdha të ditëve të fundit. Për pasojë 13 persona humbën jetën ndërsa 163 të tjerë u plagosën.

Balta dhe shkëmbinjtë u rrokullisën nga kodrat drejt shtëpive të tyre në disa zona të kalifornisë jugore.

Mediat amerikane raportojnë se rreth 50 persona janë shpëtuar me helikopter ndërkohë 300 persona tjerë vazhdojnë të jenë të bllokuar në kanionin Romero në Santa Barbaras. Që prej ditës së djeshme janë evakuuar mbi 21 mijë persona. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut ndodhën në të njëjtat zona që u shkrumbuan nga zjarret e muajit të kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *