• |
ide | kryesore

Kreu i Antikorrupsionit italian nis sot vizitën në Shqipëri, takime me Xhafajn, Gjonajn dhe Ramën

Lajme, Të fundit



Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian z. Raffaelle Cantone do të zhvillojë sot dhe nesër (10-11 janar) një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë kreu i Antikorrupsionit Italian do të takohet me Minsitren e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj, me Ministrin e Brendshëm z. Fatmir Xhafaj dhe me Kryeminsitrin Edi Rama.

Në fokus të këtij takimi është bashkëpunimi mes Shqipërisë e Italisë në fushën e sistemit gjyqësor, një pikë thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Gjatë vizitës dy ditore në Tiranë Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian do të marr pjesë në seminarin e dytë dhe të fundit folloë-up pas atij të mbajtur në Trieste më korrik 2017, mbi luftën ndaj korrupsionit në kuadër të Prcesit të Berlinit.

Dy temat kryesore që do të trajtohen në seminarin e Tiranës janë tenderat publikë dhe transparenca. Në nëntor të 2017 Kreu i Antikorupsionit italian u takua në Romë me Ministren shqiptare të Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj me të cilën pritet të zhvilloj një takim të dytë pune gjatë qëndrimit të tij në Tiranë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *