• |
ide | kryesore

Krim i dyfishtë në Zvicër, shqiptari vret gruan dhe motrën e saj

Lajme, Të fundit



Një shqiptar nga Kosova me inicialet R.B ka përfunduar në prangat e policisë në Zvicër, pasi ka vrarë dy gra. Sipas gazetës zvicerane “Blick”, njëra nga dy gratë e vrara në banesën në qytezën Hausen të Zvicrës është bashkëshortja e autorit me iniciale Alma B, 38 vjeç, ndërsa viktima tjetër besohet se është motra e Almës.

Mbiemri i shqiptares, që u vra nga bashkëshorti i saj ashtu sikurse edhe emri i motrës, nuk janë bërë ende të ditur, pasi pak detaje janë dhënë për shkak se ngjarja është në hetim. Megjithatë, mediat raportojnë se viktima tjetër kishte pak ditë që jetonte me çiftin, pasi kishte shkuar të festonte me ta për festat e fundvitit.

Motivet e krimit janë ende të paqarta, ndërsa fqinjët pranë banesës janë shprehur se çifti nuk kishte shumë kohë që ishte vendosur në apartamentin, ku ndodhi vrasja e dyfishtë. Gjithashtu ata thonë se çifti kanë së bashku tre fëmijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *