• |
ide | kryesore

Kush është biznesmeni që iu vendos eksploziv në Pogradec, pista ku po heton policia

Lajme, Të fundit



Një shpërthim me eksploziv shkatërroi mëngjesin e kësaj të mërkure një varkë në Volorekë të Pogradecit, që ishte vendosur në anë të rrugës dhe pranë liqenit.

Varka ishte e Renato Kadillit, pronar vaske peshku, i cili rezulton person me precedentë penalë. Nga shpërthimi është dëmtuar edhe makina e Kadillit, që ishte parkuar aty pranë.

Në korrik të vitit 2011, bashkë të vëllanë dhe një tjetër person, Kadilli është arrestuar në një aksion antidrogë. Makina me të cilën ai drejtonte, u ndalua në aksin nacional Tepelenë-Përmet, në hyrje të qytetit të Këlcyrës dhe aty u gjetën rreth 50 kg marijuhanë.

Kadilli rezulton me precedentë edhe për vjedhje. Në shtator të vitit të shkuar, ai është arrestuar për vjedhjen e 25 koshere bletësh gjatë natës së 21 shtatorit në Qafë-Thanë.

Ndërsa dy muaj më parë, në fshatin Zagorcan të Pogradecit dyshhet se është përfshirë në një konflikt që ka degjeneruar në të shtëna me armë zjarri.

Ndërsa në 2015-ën është arrestuar edhe për goditjen e një efektivi policie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *