• |
ide | kryesore

Priten lëvizje te Krimet e Rënda, Arta Marku do të shkarkojë prokurorin që kërkoi arrestimin e Tahirit?

Lajme, Të fundit



Duket se Arta Marku po shfrytëzon më së miri kohën që po qëndron në krye të prokurorisë së përgjithshme. Mënjëherë pas marrjes së detyrës, ajo ka filluar më lëvizjet dhe shkarkimet. Ndërkohë, mësohet se largimet e nisura nga Arta Marku pritet që të prekin edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në listën e drejtuesve që mund të largohen është edhe drejtuesi i Prokurorisë Besim Hajdarmataj. Kandidatët më të mundshëm për të zëvendësuar Besim Hajdarmatajn janë Eneid Nakuci dhe Besnik Muci, i cili ishte njëri prej kandidatëve për Kryeprokuror.

Kujtojmë se Hajdamataj ishte një nga 3 prokuorët që kërkuan arrestimin e ish-ministrit Tahiri. Nuk dihet nëse kjo lëvizje e mundshme e Marku kundrejt Hajdarmataj ka lidhje me rastin ‘Tahiri’. Nga ana tjëtër opozita ka denoncuar se prokurorja Arta Marku do të përdoret për të mbyllur dosjet e krimit të qeverisë, njëra prej tyre edhe dosja ‘Tahiri’.

 



3 Comments

  1. Pa filluar mire i beri mutin kesaj pune kjo sharabajga. Pese pa hiç kjo pune . Ky vend nuk ka as edhe me te voglin shans te behet me pa eliminuar totalisht kete klase burokratesh (politik dhe te çfare do lloji tjeter). Ishallah vente dore Zoti i Madh , e vetmja shprese e Shqiptareve .

  2. A keni me dyshime o njerez qe kjo marioneta ben ci thote psiko kryeministri perse pikerisht elbasani durresi dhe tirana se bandat e qazim sejdinit lul berishes gjush betonit duhet te vazhdojne te qete dhe prokuroret qe hetojne tahirin se fundmi vend i mare fund….

  3. Nje lajm i ndertuar vetem ne hipoteza dhe jo mbi fakte, dhe dy reagime qe mbasi i mbajne ere mutit, shurres dhe bajgave me te cilet eshte ngjizur ky lajm reagojne sikur gjithcka eshte e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *