• |
ide | kryesore

Reportazh i DW/ Fëmijët e ISIS, ata që nuk patën mundësi të zgjedhin

Planet



Më e vona që prej tatëpjetës së Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak është diskutuar se si duhet vepruar në Gjermani me të kthyerit e milicisë terroriste – para së gjithash me fëmijët.

Shumë gra, të cilat qenë bashkuar me të ashtuquajturin Shteti Islamik u martuan me xhihadistë ose lindën fëmijë të tyre. Një pjesë e tyre edhe udhëtuan shtatzëna në Irak ose në Siri ose morën me vete fëmijët më të rritur.

Në publikun gjerman u ngrit me shpejtësi zëri që atyre, që kthehen, t’u merren fëmijët. Për Nora Fritzsche-n ky nganjëherë është qëndrim i nxituar. Pengesat për të larguar fëmijët nga familja janë shumë të larta, thotë ekspertja e specializuar për parandalimin e radikalizimit të Organizatës Fëmijët dhe Mbrojtja e Fëmijëve (AJS) për Rinin Verior-Vestfalinë. “Për këtë duhet të ekzistojë një rrezikim konkret i fëmijës”. Që prindërit i përkasin një drejtimi islamist, kjo nuk mjafton. “Ajo që vlerësohet është e mira e fëmijës, jo ajo që mendojnë prindërit.”

Fritzsche e sheh Ndihmën Sociale për të Miturit e Rrezikuar para një dileme. Punonjësit vërtet që shohin shpesh që fëmijët nuk rriten në kushte të mira, “por institucionet nuk kanë të drejtë që të garantojnë për çdo fëmijë mbështetjen më të mirë, as edhe një edukim të mirë”. Përpara se ta largojë një fëmijë nga familja Zyra e Ndihmës për të Miturit, ajo ka edhe mundësi të tjera si këshillimin e familjes ose përkujdesjen – por për këtë familjet duhet të jenë dakord dhe të bashkëpunojnë.

Zyra e Ndihmës për të Miturit dhe kriteret

Veç rrezikimit të fëmijëve me anë të abuzimit fizik dhe shpirtëror ose abuzimit seksual ka edhe tipare të tjera, të cilat mund t’i takosh tek familjet salafiste ngjashëm si te sektet: “Kur fëmijët izolohen fort dhe rriten në rolin e një personi të huaj për ambjentin, kur ata duhet të rrinë në distancë nga persona të besimeve të tjera, kur punohet me frikë ose kur fëmijët nuk arrijnë të zhvillojnë personalitetin për shkak të rregullave tepër të ngurta dhe kufizohen në autonominë e tyre.”

Që prindërit kanë kryer shkelje penale kjo nuk do të thotë detyrimisht një rrezikim i fëmijës. Gjykatat gjermane aktualisht janë gjithsesi të mendimit që gratë, vetëm me praninë e tyre tek IS nuk kryejnë aktin penal të anëtarësisë në një organizatë terroriste. Sepse ndryshe nga meshkujt, zakonisht ato nuk duhet të bëjnë betim për besnikëri.

Për sa fëmijë bëhet fjalë?

Prokuroria Federale nga ana tjetër dëshiron të veprojë më me ashpërsi kundër këtyre grave, meqenëse sipas mendimit të saj, ato e forcojnë nga brenda milicinë terroriste: si bashkëshorte të luftëtarëve të IS dhe si nëna, që i rrisin fëmijët me ideologji terroriste. Ajo mendon se këta fëmijë njohin vetëm terrorin. Por me këtë pozicion, Prokuroria Federale gjermane ka dështuar njëherë para Gjykatës së Lartë Federale. Po të ndryshojë kjo, do të kishim të bënim me një ndryshim të ndjeshëm në sjelljen ndaj mirëqenies së fëmijës.

Sipas qeverisë gjermane, një ndër pesë vetë nga 960 vetët që kanë shkuar te IS në Siri dhe Irak që prej vitit 2012, janë gra. Një e treta e këtyre të larguarve është kthyer në Gjermani, midis tyre rreth 50 gra.

Siç mësoi Deutsche Welle, ekspertët besojnë se çdo grua e larguar kthehet me të paktën një fëmijë. Në përgjigjen e një Pyetjeje me Shkrim të Grupit Parlamentar të të Gjelbërve, qeveria federale shkruan se ajo pret “një numër treshifror të vogël të miturish” që të kthehen, “dhe pjesa më e madhe e tyre duhet të jetë në moshë foshnjore ose të jenë fëmijë të vegjël”. /DW/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *