• |
ide | kryesore

Trafik dhe shfrytëzim prostitucioni, esktradohet nga Italia shqiptari

Lajme



Një 53-vjecar nga Lushnja është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë pasi është dënuar nga drejtësia shqiptare me 7 vite burg, pasi kishte tentuar të trafikonte në Itali një rumune dhe një moldave për t’i shfrytëzuar për prostitucion.

Ekstradimi i Arben Biçakut nga Milano u krye në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Roma. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin Penal nr. 247 datë 10.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje ishte dënuar me 7 vite burg.

Ngjarja:
Shtetasi Arben Biçaku në bashkëpunim me të afërmin e tij shtetasin E.B, ka tentuar të trafikojë në Itali me qëllim shfrytëzimin për prostitucion shtetasen rumune A.M dhe shtetasen moldave S. R. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *