• |
ide | kryesore

(VIDEO) Policët rrahin barbarisht drejtorin e VALA-s në Kosovë

Syri i Lapsit, Të fundit



Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa është sulmuar javën e kaluar nga dy policë në lagjen e njohur si “Te Qafa”, në Prishtinë.

Sulmuesit e Agron Mustafës janë dy policë, Nazim Sahiti dhe Avni Berisha, të cilët nga pamjet e publikuara nga vetë Mustafa shihen teksa sulmojnë drejtorin e VALA-s. Pamjet janë të tmerrshme dhe alarmuese. Ato duhet t’i shohë Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm për të parë se çfarë banditësh ka brenda policisë së Kosovës.

Gazeta Express ka raportuar se Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, të cilit kishin dalë në vendin e ngjarjes më 31 dhjetor kur ndodhi përleshja mes dy policëve të Policisë së Kosovës dhe Agron Mustafës në Prishtinë, kishin konstatuar se të dy zyrtarët policorë, të përfshirë në këtë rast, duhet të pezulloheshin deri në përfundimin e hetimeve.

Por, Policia të nesërmen kishte dalë me një deklaratë për media ku njoftonte se kishte pezulluar vetëm policin Avni Berisha, ndërkohë që kishte amnistuar të përfshirin tjetër, Nazim Sahitin.

Burime të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se një rekomandim i tillë ishte bërë edhe për pezullimin e drejtorit të Krimeve Ekonomike, Nazim Sahitit nga pozita e tij, deri në përfundim të hetimeve.

Të njëjtat burime kanë treguar se hetuesit e inspektoratit që ishin marrë që nga dita e parë me rastin e rrahjes mes dy policëve dhe Agron Mustafës, kishin përpiluar menjëherë rekomandimin për pezullimin e Sahitit. Por, një rekomandim i tillë ishte tërhequr nga një zyrtare e Inspektoratit nën direktivat e shefit të Inspektoratit, Hilmi Mehmeti.



2 Comments

  1. ket bejn shoket e rames thaqi e veseli.policet i kan per te vrar,rrahur e mbjellur drog qelbesirat enveriste staliniste.

  2. Po ca leshe polices jane ata,kta vakabonda turperojne policine e shtetin e kosoves,atyre me ju q. motrat e ca ju permbane libri i shpise e kane pake.Te njejten gje meritojne edha komandantet e tyre po nuke i larguan kta flliqsira nga policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *