• |
ide | kryesore

Çmimit i ujit, ERRT konsideron fatura normale deri në 35 mijë lekë për Tiranën

Lajme, Të fundit



Përmes një letre publike, Kreu i Entit Rregullator të Ujit Ndriçim Shani, tregoi se si u bind nga nisma e Erion Velisë për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë. Duke iu përgjigjur raportit të Autoritetit të Konkurencës që zbuloi pikat e dobëta të vendimit, Shani botoi një shkrim në të përditshmen Panorama. Sipas llogarive të Shanit, fatura e ujit do të ishte normale të shkonte deri në 3 mijë e 500 lekë për një familje.

“ERRU ka si referencë përballueshmërie të pagesës së faturës së ujit vlerën prej 5% të të ardhurave mesatare të një familjeje në Shqipëri, që llogaritet rreth 70,000 lekë/familje, që nënkupton një faturë të ujit e përballueshme deri 3,500 lekë/muaj/familje” shkruan ai.

Vendimi është i pakthyeshëm dhe Autoriteti i Konkurencës nuk ka fuqi ta rrëzojë, por letra e kreut të Entit Rregullator të Ujit vlen për të kuptuar se si u pranua rritja e çmimit nga 45 lekë/m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe akoma më shumë për bizneset private.

Autoriteti i Konkurencës, vuri në dukje mungesën e transparencës në nismën për rritjen e çmimit. Sepse ne sot nuk e dimë se sa është kosto e ujit që paguajmë dhe se sa është fitimi i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve për një metër kub ujë.

Ne sot nuk e dimë orarin e ujit me të cilin furnizohen zonat e ndryshme të Tiranës dhe për më tepër, uji nuk është i pijshëm në pjesën më të madhe të qytetit.

Pa i ditur, ose pa i publikuar këto të dhëna, Enti Rregullator e miratoi propozimin e Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit me gati 45%.

Autoriteti i Konkurencës raportoi se fitimet më të mëdha të ndërmarrjes së Ujësjellësit, nuk do të vijnë nga ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme të ujit, por nga rritja e çmimit.

“96% nga rritja e tarifave, dhe vetëm 4% nga rritja e nivelit të faturimit” shkruhet në raport, kur flitet për fitimet e UKT.

Nga ky konstatim lind pyetja, përse Bashkia nuk priti, që rritja e çmimit të ujit të bëhej pas shkëputjes së lidhjeve të paligjshme dhe minimizimit të humbjeve në rrjet?

Edhe vetë Enti Rregullator ishte i ndërgjegjshëm për humbjet e shumta në rrjet, kur ktheu përgjigje pozitive për Veliajn, por sipas Ndriçim Shanit, planet e Bashkisë për përmirësimin e situatës ishin bindëse.

“Objektivat e përcaktuara ishin të shoqëruara me plane të veprimit për arritjen e tyre. Përmirësimi i treguesve të performancës është bazuar në uljen e humbjeve teknike me anë të investimeve dhe të humbjeve administrative (kryesisht lidhjet e paligjshme), që arrihen duke përmirësuar aspektet e menaxhimit të shoqërisë” shpjegon Shani.

Nga letra kuptohet se ERRU miratoi rritjen e çmimit të ujit, bazuar vetëm në premtimet e zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës. Ekspertët nuk patën në tryezë një Master-Plan për hapat që do të ndërmerren deri në realizimin e objektivit për furnizimin me ujë 24 orë.

“Në propozim parashikohej hartimi së shpejti i një Master-Plani për zonën e shërbimit të shoqërisë, i cili do të ndihmojë me detaje të mëtejshme për zbatimin në praktikë të planeve të veprimit për të realizuar objektivat e vendosura” tregoi Shani.

Pavarësisht mangësive, Enti Rregullator e quajti një “sfidë mjaft të rëndësishme” premtimin e Erion Veliajt për 24 orë ujë në ditë pas 5 vitesh. Entuziazmi për Veliajn shkon përtej pritshmërive kur premtohet edhe përmirësimi i cilësisë së ujit me këto fraza:

“Rritja e besimit të popullsisë në cilësinë e ujit për shkak të regjimit të furnizimit me ujë 24 orë në ditë do të ketë impakt në zvogëlimin e shpenzimeve për të blerë ujë të pijshëm në treg nga këto të fundit”

Besimi ndaj premtimeve të Bashkisë pa pasur në tryezë një plan, është dëshmi se rritja e çmimit të ujit ishte më shumë noterizimi i nismës së Erion Veliajt, sesa një vendim bazuar në shifra dhe projekte. Dhe pikërisht mbi kryetarin e Bashkisë së Tiranës do të bjerë kosto e dështimit apo merita për suksesin e kësaj nisme.©Lapsi.al



4 Comments

  1. Ju duhet te futeni ne BURG me gjithe Erion k*rven e tja u hedhesh celesin ne oqean e jo ne det o FELLIQESIRA te sorrrrrrrrrrrrrrrrrrrrosit !!!

  2. O Miku i Luit. Je vertet pasqyrimi i idjoteve. Pse duhen futur ne burg? Erjon V. u zgjodh me vote te lire. Rritja e cmimit nuk eshte e jashtligjshme. Ne vend qe te flasesh si duhet dhe te japesh argumenta perse cmimi sduhet rritur flet idjotesira. Jane njerez si puna jote qe marin me qafe vendin tone. kur flet kot ja ben punen me te lehte politikaneve si puna e veliajt qe rrit cmimin me 45% pa asnje lloj frike.

  3. Cmimi i ujit apo te te gjitha produkteve…….vendoset nga cilesia e tij ne rradhe te pare.Kush vepron ndryshe…ose e ben sepse nuk i njeh detyrat e te drejtat e tij…….ose nuk eshte mire nga ana mendore.Edhe fiqte shiten me cmimin sipas cilesise ne dyqane apo edhe nga fshataret…..ndryshe nuk jua blen kush dhe i duhet ti h edhe ne plehra.Sot qe po ju shkruaj,une e kuptova se prej kohesh ne cezmen time ridhte uje Boville dhe jo Selite.Sot e kuptova nga TV publike,sepse nuk kisha uje dhe me njoftuan ne TV se…..uji i Bovilles eshte i ndotur dhe nuk do furnizonte qytetaret.Pra une paguaj …te njejtin cmim me ata qe pine uje Selite……..per me teper une jam i detyruar edhe te blej uje sepse ai qe furnizohem nuk eshte i pijshem.Pra shpenzoj me teper se ata qe perdorin uje Selite.Luhet me cmimin sepse furnizimi me uje eshte nje treg Monopol …dhe si e tille Bashkia vendos cmimet qe do…Ne fund te fundit ,nenpunesit e Bashkise qe paguhen me taksat tona…….llogarisin se ka vjedhje apo humbje te ujit,prandaj duhet ritur cmimin………..morre zoterinj,une duhet te paguaj pa aftesine tuaj,une duhet te paguaj per ata qe vjedhin ujin,une duhet te paguaj edhe per sasine e madhe ne organike te punonjesve tuaj qe tere diten sorollaten dhe nuk bejne detyren apo vete ata bejne lidhje te paligjeshme…….une duhet te paguaj edhe per depoziten per tavendosur ne tarace…dhe na del se kam shemtuar pamjen e pallatit te pare nga ajri.Une dua me teper se ju qe te mos jem i detyruar te bej mbishpenzime por ju me lini pa uje dhe talleni me estetiken apo bukurine nga lart te qytetit.Vazhdoni talluni dhe hidhjani fajin qytetareve per gjithcka,qe nga cilesia e ujit ,depozitat,cmimin e deri oraret qe na duhet te rime tek pompa e pallatit e blere nga banoret qe te ndezim e fikim pompen me merakun se kur vjen uji e kur iken dhe se a do kemi uje per te pire apo pastruar ambientet familjare.

  4. Me falni, qe te shesesh nje mall duhet te jete i yti ne sasi e cilesi. Ne sasi uji eshte pasuri e natyres dhe e shtetit. Pasuri e natyres sepse kur ka shi ka dhe Bovilla uje . Ne se nuk bie shi per nje vit rresht, ku e merr shteti mallin uje per te shitur…?. Nuk do kishte mall uje. Do kishte fatura?. Njerezit do kerkonin burime te tjera. Per cfare ngritje çmimi behet fjale ketu.?. Ti nuk ke mall. Cilesia zero. Per banje e lavatriçe mire. Ky uje nuk pihet. Orari. Ngrihesh ne nengjez dhe nuk ke uje. Ne ore 7 ndalet. Me qellim te keq, me hile dhe skuthllek pasi ne kete orar shteti e di qe shpenzohet ne shume nga njerezit. Zoti do ndeshkoje ata qe fuqine e tij e shesin duke manipuluar. Stambolli 18 milion si ja ben valle.?. Per cilen pasuri shteti na hiqet si kopetent?. Ujin qe nuk e prodhon vete. Apo i dhimbsen tubacionet 70 vjeçare qe jane shlyer 10 here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *