• |
ide | kryesore

Dreka, darka dhe hotel/ Rama mbledh dhe ‘qeras’ në fundjavë kabinetin e tij në Lezhë

Lajme, Të fundit
qeveria-mbreme-Rama-mbledhje-640x333_2.jpg



Edi Rama i ka shndërruar në zakon takimet e kabineti të qeverisë së tij jashtë Tiranës. Përpos vlerës simbolike dhe imazhit, këto takime të organizuara jashtë kryeqytetit nuk kanë asnjë vlerë, përkundrazi janë thjeshtë shpenzime të tepërta të qeverisë Rama.

Kështu, këtë fundjave Rama ka menduar t’i çojë në Lezhë të tijët, ku pritet të mbahet mbledhja e parë e qeverisë për këtë vitit. Mbledhja do të nisë ditën e premte dhe do të vijojë të shtunën me takime ditën. Por, përpos këtyre takimeve, Rama ka menduar që të mos t’i lërë të pakënaqur ministrat dhe vartësit e tyre duke organizuar dreka dhe darka, edhe pse nuk bëhet publike sa do të jetë shuma e shpenzuar për këto aktivitete apo nga vijnë këto para.

AXHNENDA e publikuar nga BW:
Dita e premte
15:00 Nisja për në Lezhë
16:00 Mbledhja e Këshillit të Ministrave (Salla e Bibliotekës së qytetit Lezhë, pranë vend-varrimit të Skënderbeut)
16:30 Konferencë për shtyp mbi vendimet e marra në mbledhje (KM)
17:00 Event kushtuar Vitit të Skënderbeut (Prezantimi projekteve te Lezhes tek Memoriali-Ministria e Kultures). Shoqerojne KM: Nikolla, Ndreu, Kumbaro-Pjesëmarrja e hapur për ministrat e tjerë
18:30 Pushim kafeje
19:30 Darka
Fjetja në Hotel në Shëngjin
9:30 Takim i KM dhe ministrave me drejtuesit qendrorë e vendorë të qarkut Lezhë. Pjesëmarrës: KM, Ministrat, Drejtues të institucioneve qendrore, kryetarët e bashkive, kryetarët e grupeve të këshillave bashkiakë, kryetarë këshillash bashkiakë, Prefekti, Kryetar qarku, etj)

E shtunë, 13 Janar 2018
8:00 Mëngjes pune i ministrave me drejtues të institucioneve të varësisë
9:30 Takim i KM dhe ministrave me drejtuesit qendrorë e vendorë të qarkut Lezhë (Salla e Konferencave të Hotel Rafaelo). Pjesëmarres: KM, Ministrat, Drejtues të insititucioneve qendrore, kryetarët e bashkive, kryetarët e grupeve të këshillave bashkiakë, kryetarë këshillash bashkiakë, Prefekti, Kryetar qarku, etj)
Temat e diskutimit:
·Reforma e Ujit
· Turizmi dhe zhvillimi i Agroturizmit
· Shërbimet
· Viti i Skënderbeut
10:30 Vizitat në terren
Kryeministri:
10:40 Inspektim i Portit të Shengjinit dhe projektet për zhvillimin e tij (KM, Nikolla, Ndreu, Gjiknuri)
11:15 Inspektimi i Depos së re të Ujësjellit të Lezhës (Inaugurim i Programi të Infrastruktures Bashkiake I, financuar nga KFË, SECO, BE për rehabilitimin e ujësjellesit në Lezhë me vlerë 12 milion euro. Përfshin 100% zonat e qytetit si edhe zonat Ishull-Lezhë, Ishull Shëngjin dhe Balldren. (Mbi qytet-KM, Nikolla, Ndreu, Gjiknuri)
12:00 Aktivitet për kremtimin e 105 Vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit (KM, Nikolla, Ndreu, Xhafa, Cako)
13:00 Nisja për në një restorant
13:30 Drekë me agrobiznese dhe përfaqësues të agroturizmit (KM, Nikolla, Ndreu, Niko, Klosi)
15:50 Nisja për Rrëshen
16:30 Event publik i gjerë për Bashkëqeverisjen në Pallatin e Kulturës Rrëshen (Të gjithë ministrat)
17:30 Nisja për në Tiranë

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *