• |
ide | kryesore

Fino e nis në sulm: Nuk e lë mandatin e deputetit, Duka mos bëjë ironi

Sport



Ish-kryeministri Bashkim Fino e nisi në sulm fushatën e tij për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai ka sqaruar se nuk do të japë dorëheqje nga mandati i deputetit pasi ligji nuk ia kërkon një gjë të tillë.

“Nga ana ligjore nuk më pengon askush të kandidoj për të kandiduar për FSHF-në. Kushdo mund të kandidojë, sepse ajo është një OJF. A do të hiqja dorë nga mandati i deputetit nëse kjo do të kërkohej nga ligji? Sigurisht. Nëse do të vendosja të hyja në garë do ta bëja” – tha Fino.

Por a është kjo një ndërhyrje e politikës në futboll? Fino thotë se e ka dëgjuar këtë pretendim dhe e ka neveritur.

“E kam dëgjuar këtë dhe do të doja që me neveri të mos ktheja përgjigje. Unë jam një politikan i vjetër karriere. E kam nisur si drejtues. Duka ka thënë që kemi shokë. Kam mbaruar për financë. Kam një përvojë të gjatë në politikë. Kam 20 vjet deputet. Unë do të mendoj 24 orë për futbollin” – premtoi Fino duke bërë edhe një replikë me disa batuta të Dukës i cili tha me ironi në një intervistë përpara vitit të ri se Finon mund ta prezantonte selia e PS-së”.

“Kur Duka doli para vitit të ri dhe bëri sarkazëm me mua më erdhi keq. Nuk i takonte ajo. Nuk kishte përse të bënte ironi” – tha Fino. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *