• |
ide | kryesore

(FOTO) Mbi 100 francezë në mbështetje të familjes shqiptare që rrezikon dëbimin

Lajme, Të fundit



Një familje shqiptare në Francë po përballet me dëbimin nga vendi, ndërsa banorët vendas kanë dalë në mbrojtje të tyre.

Më shumë se 100 vetë u mblodhën përpara shkollës së Polle a Cherbourg në Manche në mbështetje të kësaj familje shqiptare me katër fëmijë të quajtur Artan, Olsa, Klela dhe Anxhela.

Mësues, nxënës dhe prindër thonë se janë të zemëruar me vendimin e autoriteteve franceze për të dëbuar këtë familje që është integruar me jetesën në Francë, raporton Tv Klan.

Çifti shqiptar mbërriti në Cherbourg të Francës në Shtator 2017 dhe në Dhjetor 2017 iu refuzua kërkesa për azil. Dëbimi i tyre është planifikuar për të premten më 12 Janar.

“Për mua kjo është e pakonceptueshme. Fëmijët janë të integruar mirë në jetën e shkollës. Prindërit janë të arsimuar dhe kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Francë. Në Shqipëri, jeta e tyre është e kërcënuar. Nuk e kuptojmë këtë vendim”, kështu është shprehur një prej mësuesve të shkollës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *