• |
ide | kryesore

Kaliforni/ Katastrofa që lanë pas rrëshqitjet në FOTO

F1, Planet, Të fundit



Rrugët u kthyen në lumenj të zhurmshëm. Ndërtesat u përmbytën me mbeturina. Makinat e braktisura u mbushën me baltë.

Ndërsa Kalifornia jugore është angazhuar në pastrimin e asajt që lanë pas zjarret shkatërruese pasuar nga shirat e forta dhe së fundmi rrëshqitjet vdekjeprurëse, kjo është një pjesë e katastrofës që u la pas.

Përpos dëmeve materiale, përmbytjet shkaktuan më së paku edhe 15 persona të vdekur.

Sherifi i Qarkut Santa Barbara, Bill Broën, deklaroi se, gjatë rrëshqitjeve të dherave, zona i ngjante një fushëbeteje të Luftës së Parë Botërore.

Këtu janë disa foto nga katastrofa:

Uji, balta dhe mbeturinat përfshinë katin e parë të hotelit Montecito Inn, në Montecito të Kalifornisë.

Personeli i emergjencës duke ngritur një grua të sapo nxjerrë nga një shtëpi e rrëzuar pas rrëshqitjeve.

Rrëshqitjet dëmtuan një shtëpi në Rrugën Hot Springs në Montecito.

Shkëmbinj të mëdhenj bllokojnë një rrugë pas rrëshqitjeve.

Personeli i emergjencës duke kontrolluar mes mbeturinave dhe shtëpive të dëmtuara.

Dy makina u përplasën pranë greminës pasi u shtynë nga rrëshqitjet. Ngjarja ndodhi gjatë evakuimit të detyrueshëm në Burbank, Kaliforni.

Një makinë e shkatërruar e mbushur nga balta në Burbank.

Personeli i emergjencës kontrollon përmes mbeturinave dhe rrjedhës së baltës në Montecito.

Një pjesë e hekurudhës Union Pacific është e bllokuar nga dheu dhe mbeturinat në Montecito.

Një njeri shpëton nga ujërat e përmbytjeve dhe mbeturinat në Montecito.

Huffington Post, përshtati LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *