Një 55-vjeçare në Itali denoncoi në polici një shqiptar i cili pasi i kishte dhënë para borxh, i kërkonte favore seksuale, tre prostituta si dhe interes për shumën e dhënë.
25-vjeçari shqiptar i kishte dhënë 1 mijë euro borxh italianes. “Më paguaj ose të preva fytin” – mësohet t’i ketë thënë disa herë i riu 55-vjeçares.
Pasi rimori paratë që i dha, 25-vjeçari donte edhe para të tjera nga italiania, e cila pas shumë shantazhesh e denoncoi në polici. Me ndihmën e karabinierëve që u fshehën në shtëpinë e 55-vjeçares në momentin kur do t’i dorëzonte paratë për të cilat shqiptari e kërcënonte, u bë i mundur arrestimi i këtij të fundit.