Nga e marta, Komisioni i Ligjeve është gati për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas Taulant Ballës. I pyetur nga gazetarët, nëse pret që opozita ta bojkotojë ngritjen e KLP, pas zgjedhjes së Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, Taulant Balla u përgjigj: Pyesi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin nuk kam informacion si do të sillen PD dhe LSI. Ne do të vazhdojmë punën, jemi votuar të bëjmë punën, ta harrojë lideri i PD-së, kushdo qoftë ai që do të pengojë reformën në drejtësi.
Prania e opozitës në Komisionin e Ligjeve është e domosdoshme për ngritjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, institucion që do të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm që do të zëvëndësojë Arta Markun.
Por tashmë që ky institucion është zhbllokuar, opozita është në protestë dhe prania e saj në komisionin e Ligjeve është vënë në dyshim.
Paradoksalisht, mungesa e opozitës në Komisionin e Ligjeve mban në detyrë Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markun.©Lapsi.al