Partia Demokratike kërkoi largimin e Gramoz Ruçit nga posti i Kryetarit të Kuvendit për seancën e 18 dhjetorit, ku Arta Marku u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.
Më herët, opozita kishte kërkuar largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie antimafia.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho tha se “puçi vërtet u ideua nga Edi Rama, por u vu në zbatim nga Ruçi”.
Për këtë arsye, sipas demokratëve edhe Gramoz Ruçi duhet të japë dorëheqjen. Sipas Spahos, Arta Marku u vu në krye të prokurorisë për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit dhe Vangjush Dakos. Sulmi ndaj Gramoz Ruçit largon akoma më shumë opozitën nga punimet e parlamentit dhe forcon idenë e një bojkoti.
Gramoz Ruçi u zgjodh në krye të kuvendit edhe me votat e demokratëve.©Lapsi.al