• |
ide | kryesore

PD dhe aleatët marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin, parashtron 5 kërkesa

Lajme, Të fundit
PD-selia.jpg



Me nisjen e parlamentit sërish këtë vit të ri, lind pyetja së çfarë marrëdhenie do të ketë opozita me të. Ka qenë ish-kryeministri Berisha ai që ka kërkuar djegien e mandateve, por diçka e tilë nuk është pranuar nga Basha dhe Kryemadhi. Ndërkohë, vetë Basha është shprehur se PD do të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin.  Deputeti Ervin Salianji, i përjashtuar për disa ditë për shkak të tymuesve që hodhi në seancën e fundit, sqaron se çfarë nënkuptohet më këtë marrëdhënie të kushtëzuar. Janë 5 kërkesat e PD-së që kushtëzojnë marrëdhënien e saj dhe aleatëve me parlamentin.

“Në do të shkojmë në parlament nëse do të shkojmë drejt një qeverie antimafia që do të luftohet krimi, do të bëhet i mundur zbatimi i plotë i ligjit të dekriminalizimit , largim i krimineleve nga administrata publike,  implementimi i Reformës në Drejtësi sipas miratimit që është bërë me 140 vota në parlament. Gjithashtu ngritja sa më për e strukturës antikorrupsion që është SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit për të hetuar sa më parë personat që kryejnë vepra të rënda kriminale apo të korrupsionit dhe po njësoj Reforma Zgjedhore. Këto janë kërkesat tona”. – tha Salianji për Klan Plus.

Megjithatë Partia Demokratike dhe aleatët do të marrin pjesë në seancat plenare e komisionet që nisin punën të hënën e15 janarit. Qëndrimi që do të mbajnë kundrejt ligjeve të ndryshme , do të variojnë në bazë të rëndësisë së tyre. Teksa kanë nisur përgatitjet e koordinuara me aleatët  për protestën e 21 Janarit, Salianji dhe eksponentë të tjerë të PD-së garantojnë se do të jetë paqësore.

 



1 Comment

  1. Kur ju degjoj qe ju do luftoni krimin… se c degjoj nje ze te brendshem qe me thot te kunderten. QE JU DONI TA SHPETONI KRIMIN. Un personalisht nuk kam fijen e besimit te ju. Jo se kam me shum besim te keta qe jan sot ne pushtet. Un shikoj reagimet e nderkombetarve dhe ata ne cdo nisem ose me sakt ne cdo idiotesi tuajen jua kan treguar vendin. Vazhdoni beni idiotesira si protesta pa piken e kuptimit se mbas 2-3 oresh dalin nderkombetaret me 3-4 rreshta deklarat dhe ju len si te dhjer dhe ju shkon dem gjith ai mundim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *