• |
ide | kryesore

Riatdhesohen 30 shqiptarë nga Franca e Belgjika, zv.ministrja e Brendshme: Azili është tentativë e dështuar

Lajme, Të fundit



Vazhdojnë riatdhesimet e shqiptarëve nga vendet e Europës perëndimore. Ditën e sotme kanë janë riatdhesuar 30 shqiptarë nga Franca dhe Belgjika. Shqiptarët kanë mbërritur në Rinas, ndërsa zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se azil kërkimi për vitin 2017 nga shqiptarët është në rënie, ndërsa apeloi sërish qytetarët të mos e provojnë pasi është tentativë e dështuar.

Ajo u shpreh se ky është operacioni parë i riatdhesimit për këtë vit, por tha se do të vazhdojë me ritem edhe më të lartë për vitin 2018.

Unë gjithmonë e them se përsa i përket emigracionit dhe azil kërkimit, kjo nuk është një fushë që prek vetëm çështje të sigurisë, por prek edhe fusha të tjera, dhe ne po punojmë bashkë me institucionet e tjera, për të hartuar një dokument politikash për migracionin, duke e parë këtë fenomen në një këndvështrim më gjithëpërfshirës, por edhe për të mundësuar dhe ofruar zgjidhje për të gjithë ata qytetarë që i janë drejtuar kësaj rruge, si të vetmen rrugë zgjidhje për jetesën e tyre. Ky është operacioni i parë, por operacionet e riatdhesimit gjatë vitit 2018 do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, madje me një ritëm edhe më të lartë se viti 2017. Këtu përsëri i bëj thirrje qytetarëve shqiptar që të mos e shikojnë azilkërkimin si rrugën e vetme për të emigruar gjatë vendit”- tha Voda.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *