• |
ide | kryesore

Sa milionë euro i ka kushtuar shqiptarëve kjo foto e Zahos me Ramën?

Kryesore, Lajme



Pikërisht atje ku gjatë pushtetit të Berishës ngrihej pallati pompoz i Lulzim Bashës, në Vlorë, Edi Rama vendosi të mbyllë fushatën e tij elektorale. Kjo foto duke luajtur me të birin e tij Zahon i takon datës 24 qershor 2017. Simbolika qe e qartë. Pallati i pushtetit të vjetër, të cilit Rama i vuri tritolin dhe e hodhi në erë, qe shenja evidente se kush i kishte në dorë frenat e vendit. Aty, në breg të detit, ku supozohej të luanin dy vajzat e Lulzim Bashës, Dafina dhe Viktorja, një ditë para zgjedhjeve po luante futboll Zaho, në vendin të cilën i ati i tij e shndërroi nga një gërmadhë e pallatit të shkatërruar në një fushë futbolli në fund të lungo mares.

Po kjo simbolikë e egër që mëtoi t’u tregojë shqiptarëve një ditë para zgjedhjeve se kush e kishte pushtetin dhe fuqinë, ka rezultuar me një faturë të kripur për taksapaguesit shqiptarë. Sepse një vendim i prerë i gjykatës të të drejtave të njeriut në Strasburg, e ka dënuar shtetin shqiptar të paguajë 13.1 milionë euro për prishje të paligjshme të atij pallati. Të tetë gjygjtarët e Strasburgut e kanë quajtur unanimisht si të padrejtë vendimin personal të Edi Ramës, madje duke vërtetuar se proceduarat për shpronësimin e ndërtuesve dhe banorëve ishin bërë ende pa pasur një projekt se ku do të ndërtohej vepra publike që do të merrte emrin Lungo mare.

Nga vendime të tilla arbitrare dhe të papërgjegjshme shteti shqiptar rrezikon të humbasë në gjykatat ndërkombëtare rreth 2 miliardë USD (sips shifrave të avokatit të shtetit) dhe pjesën e luanit të kësaj shifre marramendëse e zë një tjetër vendim personal i Ramës, ai për të mbyllur dhe sekuestruar investimet dhe televizionin e biznesmenit italian Francesco Bechetti. 

Këto borxhe maramendëse pritet të rëndojnë mbi të ardhmen e brezave të nesërm dhe të vetë Zaho Ramës, duke e bërë jetën e tyre më të vështirë, nëse prindërit nuk u lënë aq trashëgimi sa të mos pyesin për këto shifra.

©Lapsi.al

 



10 Comments

  1. o sa mir me qen qelbesir.vet mjalt e popullit lesh dhe prap se prap shiten si pershesh.po pse nuk e vrisni ket qen stalini para se ta zhduk k ter shqiperin.tepsija e rames plot llojit anonimus ,astrit e ca te tjer me ngjala mete gojen mbush.tash zaho do ju hyj ne byth kur rama mos te hu paguaj pensionin.agon chanel do te kap qindra miljon.

  2. Prisni burra se nuk kemi pare gje akoma! Tashme eshte shume vone per tu zgjuar, pasi kushdo qe te vij me pas ne pushtet si etalon per skandalet do marri keq qeverisjet e kaluara dhe keshtu te gjith prej vitesh skemi per te dale nga ky kurrth i miremenduar!

  3. Lapsi lidhja jote e fotos me pallatin qe do ti haj shpirtin Shqiptareve, eshte shum domethense .
    Un e shoh si shuplak ndaj popullit.

    Ti po i thua popullit , .ky eshte loderi i juaj ,..po ky, eshte ai qe po formon kultin oligarko mbretror ne emer te shfaqjen e tij te rradhes….rendesi ka shfaqja,..pasojat i nisim me nje mirmengjes me Zahon apo rivjeren Shqiptare.

    Telenovela vazhdon .

  4. Nje pyetje kisha te vogel fare biles GAZETA ,OPINIONISTE ,GAZETARE DHE TE GJITHE ATO QE SOT ME TE VERTETE PROKUPOHEN PER ATO MILIONA EURO QE QEVERIA DO TE PAGUAJ PRONARIT TE PALLATIT PO PER ATO MILJARDA DHE E PERSERIS MILJARDA QE E U SHKATARRUAN NE SHQIPERI PER KAPRICO TE BERISHES DHE DEMI QE I ESHTE BERE KETIJ SHTETI NGA E DJATHTA PSE NUK PROKUPOHEN APO JO ATO NUK QUHEN SE I KA KALUAR KOHA O MILET DHE JU GAZETARE LERINI PARTITE SHIKONI DREJTE DHE LUFTONI PER POPULL JO KARRIKE NJEREZ TE LIG .

  5. Po jep një rast që të ka shkatëruar Berisha more “rugaç” dhe pastaj ke të drejtë për pyetjen që bën.

    1. Po more shoku o shoqja ose zotnija h sa te dush por do te jap vetem nje se po i thashe te gjitha une nuk mud te flasin te tjeret ose me sakte te tjerat leri ti thote DREJTESIA SE SHPEJT DO TE FLASI DHE AJO.Nje po te them SE LEKE KA SHPENZUAR BASHKIA TIRANES PER TA KTHYER NE ORIGJINE LUMIN E LANES QE RREGJIMI I BERISHES E LA TE LIVADHISTE DHE TE DEGJENEROJ SIC ISHTE BERE ,ME LEKET TONA U SHEMBEN DHE PUNUAN ATO NJEREZ .E vertete eshte pak larg ne kohe dhe shum kush nuk mund ta mbaje mend po ju a perseris vetem nje te vogel te tjerat le ti thote dikush tjeter se ka aq shume sa kur ti degjoni do te ju duken si endrra ………..

  6. Ska gje.edvini te na rroje sa malet.ne jemi gati o skenderbe te bejme cdo sakrifice per ty dhe per bastardin tend te vogel zaho.o zot mos i fal se keta e dine ç’bejne.

  7. Po mundohem ti freskoj trurin te semuarit RRugac’ per informacion ne drejtim te pa diturise se ketij rilindasi se;; Me thirrjen komuniste RAMA si K[ bashkiak i beri thirrje tere bizneseve qe te kontribuonin ne prishjen e tyre, Dhe ka qene KM ILIR META qe e ndihmoi me fonde te qeverise te mbledhura nga K EUROPIAN e shume shoqata te tjera qe ndihmuan ne ate operacion. Fatkeqesia qe se uprishen gjate lanes e na u shkaterrua TIRANA me betonizimin RAMIST, 20 perqindeshi iketij mafiozi ka shkaktuar kete kakofoni qytetare urbanistike, sa nuk mund te ndreqet. RRUGACI si pseudonim, a si emer ne bindjen politike . te shikoi abuzimet, koncesionet, vjedhjet, taksat, pa punesine, cmimet. etj e pastaj te na tregoi se kush ka abuzuar e ropitur kete popull.RRugac; falendero drogmenet shtetaree co.

  8. Ah mjeret ju qe s`kuptoni apo s`doni te kuptoni. Shqiperia po zhytet dita- dites ne erresire dhe ju merreni cfare ka bere Berisha. Ju I pranoni gjithe te zezat e Rames, nga urrejtja ndaj tij.
    Hapni syte o popull se ngelet gjithe jeten te skllaveruar. Te shporren keta qe po na qeverisin dhe kushdo tjeter qe te vije ne pushtet t`i kerkohet llogari deri me nje . Mos te kete toleranc ndaj asnje pushtetari, se nga taksat tona paguhet e gjithe administrata. Po qe se ne si popull nuk jemi te bashkuar per te miren tone, kushdo qe do jete ne pushtet do na shtypi dhe do na shfrytezojne per luksin dhe tekat e tyre.

  9. Kazanit te plehrave i duhen vajis menteshat
    Po’ kush do ti vajise
    ATA pronare mediash qe lepijne b è Rames per
    Nje leje ndertimi?
    Dhe Rama mire ju thote Kazan se ju njeh kush jeni.
    Se kam votu kurre ramen
    Zoti marrte hak te te kater pushtetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *