• |
ide | kryesore

Studentët i paraprijnë protestës së opozitës: Më 24 janar para Kryeministrisë…

Lajme, Të fundit



Lëvizja për Universitetin ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste në datën 24 janar, 3 ditë përpara asaj të përcaktuar nga opozita.

Protesta e kësaj lëvizjeje ka të bëjë me tarifat studimore, që sipas tyre, duhen përgjysmuar në të gjitha nivelet dhe degët e studimeve si një hap i parë i heqjes së diskriminimit ekonomik.

“Në orën 11 të datës 24 janar, nga Korpusi drejt Kryeministrisë”, është njoftimi i shpërndarë nga Lëvizja për Universitetin.

Organizatorët shprehen se duhet të hiqen të gjitha gjobat dhe haraçet e tjera për të vazhduar studimet, si detyrimi për të paguar institucione private për çertifikimin e gjuhës së huaj apo pagimi i dyfishtë i krediteve për provimet e mbartura, duhen hequr sa më parë.

Lëvizja për Universitetin paralajmëroi se në fund të protestës do të dorëzohet një peticion me mijëra firma studentësh që i kërkon qeverisë të nisë heqjen e tre formave më të drejtpërdrejta të ‘diskriminimit ekonomik’ në universitete.

Protesta e Lëvizjes për Universitetin dhe caktimi i datës më 24 janar është bërë pasi opozita e bashkuar zyrtarizoi datën 27 janar si ditën kur do të protestojnë përpara godinës së Kryeministrisë.

©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. E ç’ do beje opoziçka me ato protestat dhjete minuteshe te deshtuara pa filluar akoma? Eshte justifikimi i rradhes i te shiturve tek kryeplehu, shqiptar! Apo medojne qe te marrin ate qe nuk i talon si (se gjoja po bejne beteja kunder hajduteve, kur te gjthe shqiptaret e dijne se opoziçka nfan parate me hajdutet e mutqeverise) gjoja opozante te se keqes shqiptare. E duan pushtetin, por pa sakrifica
    Duhen shporrur te gjthe nga politika,nga i pari tek i fundit, majtas e djethttas !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *