• |
ide | kryesore

17-vjeçarja vrau veten me pistoletë, flasin prindërit: Nuk ka patur shqetësime, e lamë në gjumë

Lajme, Të fundit
POLICIA-TIRAne.jpg



Prindërit e vajzës 17-vjeçare, me inicialet E.T. që i dha fund jetës, duke u vetëvrarë me një plumb në gjoks, kanë mbetur të shokuar kur mësuan për ngjarjen e rëndë. Ata jane tmerruar kur kane pare vajzen e tyre, e cila u vetëvra me pistoletë në dhomën e saj të gjumit. Prinderit kanë deklaruar se nuk e kishin idenë se çfarë e kishte shtyrë vajzën drejt këtij akti ekstrem dhe se ajo nuk u kishte shfaqur ndonjë shqetësim apo ankesë.

Jemi shumë të tronditur. Nuk e kemi idenë se çfarë e shtyu vajzën tonë drejt vetëvrasjes. Nuk ishte ankuar për ndonjë shqetësim. Ajo vazhdonte shkollën e mesme në Tiranë. Kur ikëm në mëngjes për në punë, e lamë në gjumë vajzën. Vetëm kur na lajmëruan për atë që kishte ndodhur, u kthyem nga puna me urgjencë në shtëpi. Nuk dimë çfarë të themi, jemi shumë të tronditur. Ishte një vajzë shumë e qetë, e dashur dhe nuk na kishte sjellë kurrë shqetësime në familje. Ajo mësonte shumë, ky ishte motivi që po e shkollonim në Tiranë, për t’i dhënë një jetë më të mirë”, – janë shprehur prindërit e vajzës për Policinë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *