• |
ide | kryesore

Arrestohet në Itali mafiozi shqiptar, ishte në kërkim ndërkombëtar për prostitucion

Lajme, Të fundit



Vijon puna për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndalohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

• Agim Kolgjini 52 vjeç, banues në Shijak.

Gjykata e Genovës, Itali, në ngarkim të shtetasit të mësipërm ka lëshuar urdhër – arresti, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 110, 81 dhe 416 të Kodit Penal Italian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *