• |
ide | kryesore

Basha fton lushnjarët në 27 janar: Protestë për drejtësinë dhe burgosjen të lidhurve me krimin

Lajme, Të fundit
basha12.jpg



Basha ka filuar takimet në rrethe të ndryshme të vendin me simpatizantët e {PD-së për protestën e 27 janarit. Nga Lushnja ai ka lëshuar akuza të forta kundrejt qeverisë dhe është shprehur se një nga pasojat më të rënda të qeverisjes së Edi Ramës me krimin është kriza ekonomike, efektet e të cilës po i ndjen çdo familje shqiptare. Basha tha se Lushnja është një nga qytetet ku bandat përcaktojnë, kush punon, kush merr tendera dhe se të njëjtin pushtet bandat kanë në qytetet kryesore të vendit, si pjesë e aleancës së Ramës me krimin.

247 biznese të mbyllura javën e parë të janarit. 13 mijë të mbyllura gjatë vitit të kaluar, po të heqësh të shtunat e të dielat, i bie që janë mbyllur 50 biznese në javë. Edi Rama i ka shpallur luftë njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Rinia është në dëshpërim dhe 70% e atyre që largohen janë të moshës 19 deri në 35 vjeç. Fermerët shqiptarë asnjë kacidhe nuk kanë parë dhe asnjë mbështetje nga shteti. Nuk ka për të patur reformë në drejtësi me Edi Ramën Kryeministër. Ndaj protesta e 27 janarit është edhe një thirrje për reformën në drejtësi, për drejtësinë e pakapur. Është një thirrje dhe një bashkim që Saimir Tahiri të shkojë në burg, siç duhet të shkojë në burg çdo ministër, çdo pushtetar vendor apo qendror i faktuar në lidhje me krimin e organizuar dhe i korruptuar deri në palcë me paratë dhe asetet e shqiptarëve.”- tha Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *