• |
ide | kryesore

Goditet barbarisht me levë një 63-vjeçar nga Vlora (Video)

Lajme, Të fundit



Një i moshuar është masakruar me shufra hekuri në mes të qytetit të Vlorës, ndërkohë që policia ka arrestuar edhe autorin e ngjarjes. I plagosuri është një 63-vjeçar i cili  ndodhet i shtruar në spital.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet e sigurar nga kamera e sigurisë, ai goditet me levë nga një person i maskuar. 63-vjeçari ka marrë plagë të forta në kokë dhe në këmbë, dhe është dashur ndërhyrja e personave të tjerë që autori të largohej.

Akoma nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, por sipas të dhënave paraprake mësohet se ka një konflikt pronësie mes të dëmtuarit dhe autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *