• |
ide | kryesore

Gratë e burgosura të Tiranës i besohen ish gazetares

Lajme, Të fundit



Në listën me 24 emrat e drejtorëve të rinj të burgjeve që u shpallën të enjten, bie në sy emri i ish-gazetares Elona Demollari. Ajo është emëruar drejtoreshë e burgut të grave në “Ali Dem” në Tiranë.

Për vetë eksperiencën që ka pasur Demollari në të kaluarën pritet një përmirësim i kushteve të burgut të grave në Tiranës. Përveç se gazetare Shekulli-t, Elona Demollari, prej shumë vitesh ka punuar si zëdhënëse për mediat e Avokatit të Popullit.

Për shkak të punës së saj, ajo ka parë nga afër shqetësimet, problemet dhe vuajtjen e grave të burgosurave. Pikërisht për hir të kësaj experience, pritet që Demollari të korrigjojë çfarë të mundet në trajtimin e grave të burgosura në ambjentet e vuajtjes së dënimit.

Drejtorët e rinj të burgjeve:
Fushë Krujë – Agron Hysi
Sarandë – Nasip Hoxha
Vlorë – Ilir Aliaj
Tepelenë – Redi Rama
Shkodër – Gezim Selimi
Rrogozhinë – Ibrahim Bejo
Peqin – Emin Shpata
Lushnjë – Judmir Shurdhi
Tropojë – Flutura Vatoci
Kukës – Seit Vucaj
Korçë – Novruz Hoxha
Lezhë – Shaban Hysa
Fier – Arjan Hasani
Elbasan – Andis Salla
Burrel – Fatjon Kurti
Berat – Hikmet Kellici
Krujë – Abaz Lleshi
Durrës – Qazim Hoxha
“A.Demi” – Elona Demollari
“J.Misja” – Maksim Hamiti
“M.Peza” – Mithat Shimaj
Kavajë – Njazi Deliu
Vaqar – Petrit Myslymi
Spitali Burgjeve – Apostol Luca



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *