• |
ide | kryesore

Me ardhjen e Markut ndryshon edhe faqja e Prokurorisë: Denonconi…

Lajme



Në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme është publikuar një njoftim ku i bëhet thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo lloj afere korruptive të prokurorëve, por edhe zyrtarëve në institucione të tjera.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucionin publik, të denoncojnë në këtë adrese postare”, – thuhet në shënimin e prokurorisë.

Ky apel ndaj qytetarëve vjen rreth 1 muaj pasi Arta Marku ka marrë detyrën e kryeprokurores së përkohshme. Pa humbur kohë, Marku ka nisur një fushatë shkarkimesh dhe transferimesh shumë të kontestuar dhe kundërshtuar, të prokurorëve në të gjithë vendin. LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *