• |
ide | kryesore

Në Rusi kush voton fiton … një iPhone

Planet



Rusët që do të shkojnë të votojnë në muajin mars në zgjedhjet e përgjithshme do të kenë mundësinë të fitojnë një i-Phone ose një i-Pad.

Mediat vendase i referohen një dokumenti të Kremlinit, sipas të cilit ky është një nga opsionet që po shqyrtohet për të siguruar një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Kush shkrep një ‘selfie’ në qendrat e votimit ka mundësinë të fitojë një prej produkteve ‘Apple’.

Rizgjedhja president e Vladimir Putinit është e sigurt. Megjithëse popullariteti i tij vazhdon të jetë i lartë, anketimet tregojnë se nuk është i tillë imazhi i procesit zgjedhor.

Aktivistët e opozitës thonë se Kremlini është i shqetësuar ndërsa përpiqet të ruajë balancën ndërmjet kontrollit të rreptë ndaj fushatës zgjedhore, por në anën tjetër edhe shmangies së apatisë së votuesve.

Sipas tyre, Kremlini është i vendosur të sigurojë një nivel të lartë pjesëmarrjeje, për të demonstruar se Putin mbetet “udhëheqësi i pazëvendësueshëm” i Rusisë pas 18 vitesh në pushtet dhe se kontrolli i tij mbi vendin nuk është dobësuar.

I vetmi udhëheqës real opozitar, Alexei Navalny, një aktivist kundër korrupsionit, është përjashtuar nga pjesëmarrja në zgjedhje. Prej kohësh, Navalny bën thirrje që rusët të bojkotojnë votimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *