• |
ide | kryesore

Pranga 4 shqiptarëve në Itali, autorë të mbi 100 vjedhjeve 

Lajme



Policia italiane arrestoi katër shqiptarë të cilët i bën përgjegjës për mbi 100 vjedhje në banesa.

Sipas ‘Ansa’-s, banda e hajdutëve vepronte në krahinat e Riminit, Ankonës, Pesaro-Urbino Modena.

Mësohet se mes mallrave të vjedhur, më shumë se një kilogram janë sende ari. Operacioni i policisë nisi pak ditë më parë, duke marrë kështu shkas edhe nga numri i vjedhjeve kohët e fundit, veçanërisht në zonën e Valkonës.

Më 30 dhjetor, në Saludecio, gjatë një tentative vjedhje, pronari i banesës arriti të mbante mend targën e makinës së shqiptarëve. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se makina ishte vjedhur në Rimini dhe pastaj këqyrjes së kamerave, makina tip ‘Mazda’, u gjurmua në Fano.

Kaq mjaftoi që policia të binte në gjurmë të hajdutëve, dhe më pas i vuri ata në pranga. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *