Kryesia e Partisë Socialiste ka bërë disa ndryshime të drejtuesve politikë të saj në qarqe. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, do të drejtojë qarkun e Dibrës, i cili në zgjedhjet parlamentare të 2017, u drejtua nga Ilir Beqja. Ish-ministri i Shëndetësisë do të drejtojë qarkun e Kukësit, qark, të cilin e drejtoi deri pak muaj para zgjedhjeve të 25 qershorit për t’ia lënë më pas ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Por në qarkun e Kukësit është bërë një riorganizim i ri, Bashkia Kukës do të drejtohet nga Safet Gjici, president i Klubit sportiv “Kukësi” dhe ish-kandidat për kryetar bashkie në Kamzë. Vendin e Saimir Tahirit, si drejtues politik i qarkut të Tiranës, e ka zënë Blerina Gjylameti, e cila aktualisht është dhe kryetare e Degës Socialiste të Tiranës.
Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare, sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, u shpreh i pakënaqur nga puna e drejtuesve politikë të qarqeve, veçanërisht për procesin e zgjedhjeve në parti. Ai u kërkoi ministrave të zgjedhin mes drejtuesit politik të qarkut dhe postit të ministrit, nëse nuk i mbajnë dot të dyja detyrat.
DREJTUESIT E PS NË QARQE
Qarku Tiranë Blerina Gjylameti
Qarku Kukës Ilir Beqja
Qarku Shkodër Ditmir Bushati
Qarku Dibër Olta Xhaçka
Qarku Lezhë Lindita Nikolla
Qarku Durrës Vangjush Dako
Qarku Fier Gramoz Ruçi
Qarku Elbasan Taulant Balla
Qarku Korçë Niko Peleshi
Qarku Berat Blendi Klosi Qarku
Vlorë Damian Gjiknuri Qarku
Gjirokastër Bledi Çuçi