• |
ide | kryesore

Skandal në TVSH/ Drejtori gjobit gazetaren se përmendi Olsi Ramën (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi ka firmosur këtë të premte gjobitjen me gjysmën e pagës mujore për një prej gazetareve të departamentit të informacionit. Bëhet fjalë për gazetaren, Anduena Jaupi (Llabani). Shkaku, sipas asaj që thuhet në gjobë, është pjesëmarrja e saj në emisionin “360gradë” të Artur Zhejit në Ora News.

Po në këtë emision, gazetarja ka bërë deklarata të forta në lidhje me trafikun e drogës dhe përfshirjen në të të zyrtarëve të lartë të qeverisë. Sipas gazetares Jaupi, në përgjimet e gjermanëve për laboratorin e Xibrakës ka dalë edhe emri i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama. (kliko KETU). Kjo nuk ka qenë hera e parë që e shohim Anduenën në emisione të TV-ve privatë. Ajo ka marrë pjesë më herët edhe në “Opinion”, por nuk është gjobitur. Ndoshta shkak janë bërë deklaratat e saj. ©LAPSI.al

<ifure>



2 Comments

  1. Ore ju te lapsit jeni te pa skrupullt fare… si i deformoni keto lajme si ja u do qefi …
    Ne leter thuhet se ka marre pjese ne nje emisjon te nje kanali privat … gje qe ja ndalon kontrata qe ka me RTSHn.

    Perse pas cdo gjeje qe ndodh ju do te gjeni arsyen qe ju leverdis juve.

    Nese kjo zonja ka shkelur kontraten me RTSHn. natyrisht do ndershkohet.. Nese nuk i pelqejne kushtet e kontrates mos ta firmoste ose le ta lere punen ne RTSH.
    Prandaj nuk hecim perpara ne se kemi kete lloj mentalitieti.. Kur firmos per dicka duhet te pranosh dhe pasojat.
    shume te cuditshem jeni.

  2. Fake news.

    Shikoni dokumentin ka nje vize direkt mbas fjales VENDIM ka nje vize qe duket qarte qe jane bashkuar 2 faqe A4 me fotokopjim.

    Dokumenti i rreme , lajmi i rreme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *