• |
ide | kryesore

“Washington Post”: Lokali i një shqiptari ofron kafe falas për inat të Trump (FOTO)

Kryesore



Një emigrant shqiptar ka tërhequr vëmendjen e medieve amerikane. “Washington Post” shkruan se pronari shqiptar i një bari ofron kafe falas për të gjithë haitianët, salvardorianët dhe afrikanët pas deklaratës së Presidentit Trump se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të pranojnë emigrantë nga “vende halesh”. Shqiptari mirëpret më një filxhan kafeje falas edhe norvegjezët për të cilët presidenti ka shprehur dashamirësi.

“Emigrantët vijnë këtu për të shtuar diversitetin dhe për ta bërë Amerikën atë që është –thotë Gjergj Dollani. 40-vjeçari është pronar i “Cafe Chocolat”, lokal i hapur 4 muaj më parë në Washington.

“Unë besoj te Amerika” – tha Dollani që tregon se ka mbërritur në SHBA në vitin 1994 me programin e Lotarisë. Në atë kohë sipas tij Shqipëria sapo kishte dalë nga blloku komunist. Shqiptari ka marrë një diplomë nga Universiteti i Illinois duke u bërë çokolatier. Jetoi 1 vit në Francë të merrte zanatin.

“Prindërit e mi deshën një jetë më të mirë dhe morën rrezikun. Kjo është shtëpia jonë tani. Unë kam kaluar më shumë kohë këtu se sa në Shqipëri” – tha Dollani.

Ai këmbëngul se emigrantët krijojnë vende pune. Punëtori i tij është Marco Santos,23-vjeç nga Honduras. Ka mbërritur në SHBA kur ishte 5-vjeç. Trump kërkon që t’ia heqë të drejtën e nënshtetësisë ndërsa pritet që vendimin ta marrë kongresi. Ndërkohë një gjykatë u ka dhënë të drejta të punojnë dhe jetojnë fëmijëve të emigrantëve të paligjshëm.

“Im atë më solli këtu që të kem një shans më të mirë, por tani mund të më kthejnë pas” – thotë Santos. Ndërkohë që zhvillohet intervista vjen një haitian dhe merr një kafe falas. ©marrë nga Washington Post, përgatiti lapsi.al

First free coffee from @cafechocolatdc #freecoffeeforhaïti

A post shared by @ astrideal02 on



7 Comments

  1. Flitet per humanizem shpirteror qe ben nji shqiptar, dhe ne kete mes nuk ka asgje te keqe.Perse strehon, apo ushqen nji emigrnt nuk duhet personifizuar me pseudo politike..Per mendimin tim veprimi, e shkrimi ni kete portal i ben mire ndegjegjes shqiptareve,Te behen te gjithe shqiptaret zemer bujare, te dashur ndaj fatkeqeve, e kete mos ta harrojne se dhe vete keshtu kane qene. Mos ngatrroni shpirtin bujar me politiken.

  2. Ne ofrojmë çdo lloj ndihme financiare për çdo individ që ka nevojë për një hua të tillë si huaja e biznesit, hua personale, hua për investime, konsolidim të borxhit dhe blerje shtëpie etj. Ne ofrojmë kredi me një normë interesi shumë të ulët prej 2%. Ky program i financimit i lejon një klienti të gëzojë kthim të ulët të interesit.

    Çka është: +91 (720) 471-9376

    Dërgo përgjigje vetëm për këtë Email: [email protected]

  3. Ne ofrojmë çdo lloj ndihme financiare për çdo individ që ka nevojë për një hua të tillë si huaja e biznesit, hua personale, hua për investime, konsolidim të borxhit dhe blerje shtëpie etj. Ne ofrojmë kredi me një normë interesi shumë të ulët prej 2%. Ky program i financimit i lejon një klienti të gëzojë kthim të ulët të interesit.

    Çka është: +91 (720) 471-9376

    Dërgo përgjigje vetëm për këtë Email: [email protected] !!!

  4. We Give out personal loans for debt consolidation, bad credit loans, unsecured loans, loans for bad credit and instant secured loans with cheap rates Do you have a firm or company that need loan to startup a business or need, personal loan, Debt consolidation? For more information. We will provide you with loan to meet your needs. For more information contact Note: And many More:and many more at 2%interest rate; (Whats App) number: +919394133968 [email protected] Mr Jeffery

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *