• |
ide | kryesore

Detajet/ Shpërthim i fortë me tritol në një lagje të Shkodrës, dyshimet e para

Lajme, Të fundit



Një shpërthimi i fortë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Rus të Shkodrës. Shpërthimi me eksploziv ka ndodhur në ndërtesën ku ka selinë shoqata e pakicave serbe në Shkodër. Mësohet se në kohën që ndodhi shpërthimi, në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës po zhvillohej një ceremoni për 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit.

Menjëherë sapo është marrë njoftimi forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një ndërtesë dy katëshe në lagjen “Rus”, ku në katin e parë janë dyqane dhe në katin e dytë është selia e shoqatës së pakicave serbe. Nuk dihet nëse shënjestra e këtij atentati ka qenë pikërisht kjo seli.

Kujtojmë se ditët e fundit, krerë të pakicave malazeze dhe serbe kanë bërë deklarata të forta për Kosovën, duke thënë se ajo është Serbi. Hetimet e mëtejshme do sqarojnë nëse kemi të bëjmë me një hakmarrje për këto deklarata apo për një krim ordiner. Tre persona mbetën të plagosur nga ky shpërthim dhe janë transportuar në Spitalin e Shkodrës.

 



1 Comment

  1. fjalen e kan ekspertet vlersues ,faktet rreth qellimit dhe autoresis se krimit ,ku epititi qellim percakton lilljet me deklaratat e perfaqesuesve te fese ne mitingun fetare me vrake ,por cila do qofte arsyeja ,shteti shqiptare nuk duhet te lejojne mitingje dhe deklarata te tilla ,ne trojet tona por sejcili duhet ti sherbeje dhe justifikojne profesionin me pergjegjsi ,dhe drejtesi ,jo duke i kthyer ne qellimi ,e me pas transformohen ne kosto dhe akuza ,veprimeve te duhura kur ju kalon rralla behen kosto qe bie mbi te gjith ,por mjafton per tua analizuar nxjerr mesime forcuar ligjin qe veprimeve te tilla te padrejta tu ndalet vijimi ,gjithsesi ,ky eshteakt i shemtuar,i papranueshem dhe patolerueshem ,ashtu sic eshte dhe vete deklaratat ,kunder kosoves te drejtes legjitime te saje qe nuk kan asgje te perbashket me kombin serb ,por e pergjilleshmja eshte se ka vend per maturi durim urtesi mirkuptim per gjitha palet te respektohet dinjiteti njerzore lirit dhe te drejtat,historia vlerat kulturat me drejtesi hak,dhe per te shikuar perpara ,domosdoshmerit ,eshte e drejte per te gjith kuptimi i thelle per largim nga padrejtesia sepse padrejtesia ne perberjen dhe gjeresin e vet ,nuk ka siguri sukses dobi vecse cdo te keqe ,,dhe ne fakt te keqen ti ndollin nuk e deshiron askush ,por ja qe ajo po ndoll se eshte manipulim se spontanitet ordiner ,kete do ta thojne hetuesia ,kombetare apo nderkombtare ,por ceshtja eshte qe perse te ndollin krimi urrejtja te krijohen shkaqet permes padrejtesive , nderkohe qe kemi mundesit e dashuris tolerances harmonis marrveshjes paqes permes te drejtes hakut te vertetes ,ne me serbomalazezet ketu ne shkoder po bejme nje shekull bashkjetese ,te shkelqyer dhe paprobleme ku me to ndajme te miren dhe te keqen ,dhe cilado qofte nje deklarat e kujdo nuk arrin te prishin ngrohtesin dhe lilljet shoqerore e miqesore me to apo cilido te jet nje krim apo provokim nuk tencionon mardheniet me to ,mbasi edhe nese deshirohet nga jashte i kemi mundesit vlerat virtytin ta mbyllim miqesisht nga brenda ,dhe uniteti jone do modelojne opinjonin pozitiv jashte ,por ceshtja eshte te nxirret mesim qe te keqen ta ndalim qe sapo shfaqet me forcen e ligjit jo spontanitetit apo manipulimit,nese mund te jete i tille e mbera ket koment mbasi nuk deshiroj qe ne mezin tone te shkatrrohet ajo qe kemi arritur me mune dhe djerse dhe sakrifica ne 100vite ne mezin e komuniteteve tona respekti dinjitetit njerzore te drejtat dhe lirit paqa harmonia me respekt per te gjith uroj me te miren ne vazhdim ne mezin tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *